Aktualitet

VIDEO- Të rinjtë tërbojnë Fushë Krujën! Drift në mes të rrugës, rrezikojnë qytetarët

8 Maj 2022, 20:26 Nga DOSJA
VIDEO- Të rinjtë tërbojnë Fushë Krujën! Drift

FUSHË KRUJË- Kontrollet e shumta në të gjithë Shqipërinë pas aksidenteve të njëpasnjëshme siç duket nuk i trembin të gjithë. Në Fushë Krujë, të rinjtë kanë vendosur të bëjnë ‘drift’ me shpejtësi të lartë në rrugët kryesore, pa pasur frikë se mund të ndëshkohen nga autoritetet.

Videoja tregon se rrugët e asfaltura po përdoren nga të rinjtë për adrenalinën e tyre, por kjo kthehet në rrezik për të gjithë banorët e zonës. Jeta e çdo qytetari që kalon në këtë aks që shihni në pamje është e rrezikuar nga persona të papërgjegjshëm.

Këtë mbrëmje Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një aksion në çdo aks rrugor. Kontrollet vijnë pas aksidenteve të njëpasnjëshmë që kanë ndodhur sot. Më i rëndi që mund të kishtë shënuar një tragjedi është ai në ‘Rrugën e Kavajës’. Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjen 3 muajsh, por kalonin rrugën tek vizat e bardha, por një makinë luksoze tip “G-Class”, drejtuar nga Ajas Sulemajni që ishte nën efektin e lëndëve narkotike i ka marrë para duke u rrezikuar jetën. Ngjarja është raportuar fillimisht nga Dosja.al, e cila informoi e para me foto dhe video aksidentin e rëndë.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet drift ne fushe kruje fushë-krujë drift ne fushe kruje fushë-krujë

Sondazh

Poll