Aktualitet

Policia aksion në Tiranë, kontroll drejtuesve të mjeteve luksoze për alkool dhe drogë

8 Maj 2022, 18:58 Nga DOSJA
Policia aksion në Tiranë, kontroll drejtuesve të mjeteve luksoze

TIRANË– Efektivët e policisë së Tiranës kanë nisur një aksion në akset kryesore të kryeqytetit pas aksidentit të sotëm në rrugën e Kavajës ku drejtuesi i saj, Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike desh i mori jetën një familjeje prej 3 anëtarësh.

Sipas informacioneve patrulla të shumta policie janë shpërndarë në akset hyrëse, dalëse si dhe në rrugë të tjera kryesore në Tiranë ku po verifikojnë mjetet, kryesisht ato luksoze.

Aktualisht efektivët po kryejnë teste të alkoolit për drejtuesit e mjeteteve por edhe atë të përdorimit të lëndëve narkotike.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll