Aktualitet

Ndryshoi mendje! Ibsen Elezi sfidon Berishën, kandidon për kryetar të PD-së

8 Maj 2022, 17:20 Nga DOSJA
Ndryshoi mendje! Ibsen Elezi sfidon Berishën, kandidon për kryetar

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike. Dje, në orën 23:30 të mbrëmjes, vetëm 30 minuta para përfundimit të mandatit, kërkesën për të marrë pjesë në garën për kreun e PD-së, e ka depozituar edhe Ibsen Elezi.

Edhe pse më herët e kishte mohuar garimin e tij për kreun e selisë blu, Elezi duket se ka ndryshuar mendje dhe ka depozituar dokumentat për të sfiduar Berishën. Duke e bërë këtë herën e dytë që garon për të njëjtin post, pasi vitin e shkuar kërkoi që të sfidonte Lulzim Bashën, por u përjashtua nga gara pasi nuk i plotësonte kushtet.

7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD, por për shkak se në garë është vetëm Berisha, afati u shty. Nesër pritet që të mblidhet Komisioni Operacional Zgjedhor, për të verfikuar dokumentacionin e kandidatëve të cilët kanë depozituar dokumentat, për kreun e PD-së, e në rast se Elezi nuk mund të garojë, Berisha ka gati planin “B”. Ai ka deklaruar se do të mbahet referendum për drejtimin e selisë blu, e se nuk do të shpikë kandidatë falso për zgjedhje të rremë. 

Ndërkohë që më herët, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri dhe anëtari i Këshillit, Fatbardh Kadilli kishin shpallur në media kandidaturën e tyre, por vendosën për arsye të ndryshme që të tërhiqeshin nga gara. 

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike gara per kreun e pd ibsen elezi gara per kreun e pd ibsen elezi

Sondazh

Poll