Aktualitet

Aksidentoi çiftin dhe foshnjën/ Shoferi kishte konsumuar drogë, testi i del pozitiv (VIDEO)

8 Maj 2022, 16:04 Nga DOSJA
Aksidentoi çiftin dhe foshnjën/ Shoferi kishte konsumuar drogë,

TIRANË– Ajas Sulejmani ka konsumuar lëndë narkotike! Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti kur 39-vjeçari i është nënshtruar testit të drogës, ku edhe ka rezultuar pozitiv, çka mendohet ka qenë një prej shkaqeve që ka shkaktuar aksidentin e sotëm tek “Rruga e Kavajës”, pasi shoferi ka marrë para me makinën e tij një çift dhe foshnjën e tyre, 3 muajshe.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se: Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

LAJMI KRYESOR-E RËNDË/’G-Class’ aksidenton çiftin e foshnjen 3-muajshe në Tiranë, vetëdorëzohet autori

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll