Aktualitet

VD-Pas mjekimit, humb jetën gruaja në Korçë/ Bashkëshorti akuzon mjekët: Ishin neglizhentë

8 Maj 2022, 09:39 Nga DOSJA
VD-Pas mjekimit, humb jetën gruaja në Korçë/

KORÇË– Një 51-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Korçë. Viktima është identifikuar si Albana Saliçe, e cila mbrëmjen e djeshme është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, e më pas në momentin që është kthyer në shtëpinë e saj, ka ndërruar jetë. Ka qenë bashkëshorti i saj, Edison Saliçe, personi ka akuzuar bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.

“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je spo më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë. Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistria në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, tha Edison Saliçe.

Ndërkohë që shefi i Urgjencës, mjeku Çelnik Fetallari ka deklaruar para uniformave blu se zonja ka ardhur në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë. E më pas është kthyer në shtëpi pasi nuk ka pasur asnjë problem, e të gjitha analizat i kanë dalë mirë. Ndaj nuk kanë pasur nevojë që ta shtrojë edhe në spital. Po ashtu, ai ka mohuar faktin se pacientës së ndjerë i ka dhënë ndonjë injeksion që mund t’i ketë shkaktuar reaksion, siç pretendon bashkëshorti i viktimës. Dyshimet paraprake për vdekjen e 51-vjeçares lidhen me problemet kardiake, dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarct, megjthatë shkaku do të vërtetohet nga eksperiza mjeko-ligjore.

SHIKO EDHE KËTË:

51-vjeçarja vdiq në shtëpi sapo u kthye nga spitali, zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet albana salice edison salice korce albana salice edison salice korce

Sondazh

Poll