Aktualitet

U futeshin e në dhomën e gjumit/ Kapen 3 ‘skifterë’ shqiptarë në Itali, ç’kishin në makinë

8 Maj 2022, 15:58 Nga DOSJA
U futeshin e në dhomën e gjumit/ Kapen 3 ‘skifterë’

ITALI– Pas vjedhjeve të shumta të regjistruara muajt e fundit në luginat e Fiemme dhe Fassa, tre persona janë vendosur në prangat e Policisë. Sipas mediave italiane, në pranga kanë përfunduar tre të rinj shqiptarë, të cilët u ndaluan për një kontroll rutinë nga patrulla e Policisë.

Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët u befasuan kur panë në mjet, para, xhevahire, veshje dhe mjete të ndryshme me origjinë të mundshme vjedhurazi. Atë natë, banorët e zonës kishin telefonuar Policinë duke denoncuar grabitje gjatë natës. Madje, njëri tregoi se hajdutët i ishin futur në shtëpi dhe në dhomën e gjumit teksa ai ishte duke fjetur.

E po të njëjtat sende që mungonin, u gjetën në makinën e shqiptarëve që prej muajsh ishin kthyer në tmerrin e zonës ku edhe operonin. Shqiptarët janë arrestuar, ndërsa sendet u janë kthyer pronarëve.

Marrë nga lavocedeltrentino.it

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll