Aktualitet

Armë, kokainë e lekë! Kapet me drogë shqiptari në Athinë, FOTO nga aksioni i Policisë greke

8 Maj 2022, 15:39 Nga DOSJA

GREQI– Dy persona janë vënë në pranga nga Policia greke, pasi janë kapur me drogë dhe me para me vete. Sipas mediave greke, një prej të arrestuarve ishte një 46-vjeçar, por nuk e kanë bërë me dije identitetin e tij.

Por megjithatë kanë raportuar se shqiptari trafikonte drogë nga Atika Perëndimore drejt periferive jugore të Athinës.

Kur e arrestoi, Policia në zonën e Agios Dimitrios i gjeti me vete 2 pako me 670 gram kokainë, një pistoletë me karikator dhe 9 fishekë, 2 peshore elektronike, dy makina, 16600 euro dhe 33700 lekë shqiptare. Por mesa duket, kjo nuk ishte hera e parë për të. 10 vite më parë, ai ishte dënuar për trafik kokaine dhe për vjedhje.

Marrë nga Zougla.gr

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll