Aktualitet

VD-Aksidentoi çiftin e foshnjën, Policia: Shoferi, problematik! 8 herë e kemi ndëshkuar

8 Maj 2022, 15:08 Nga DOSJA
VD-Aksidentoi çiftin e foshnjën, Policia: Shoferi, problematik! 8

TIRANË– Pas telefonatës për vetëdorëzim, Policia e Shtetit ka shkuare që të marrë Ajas Sulejmanin në ambientet e një spitali privat. Sipas Policisë, 39-vjeçari është ndëshkuar 8 herë nga efektivët e Policisë Rrugore për shkelje të ndryshe, psh: shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit. Po ashtu, raportohet se shoferi është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit. Madje 3 javë më parë i është marrë dhe patenta.


NJOFTIMI I PLOTË:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ju informojmë se: Pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit A. S., në një spital privat, dhe më pas shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij. Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit. Po ky shtetas është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR-E RËNDË/’G-Class’ aksidenton çiftin e foshnjen 3-muajshe në Tiranë, vetëdorëzohet autori

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet g-class perplas ciftin dhe foshnjen g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll