Aktualitet

Berisha akuzon Ramën: Kërcënon SPAK të mos veprojë ndaj ministrave, i dukem si Luçifer

8 Maj 2022, 14:40 Nga DOSJA
Berisha akuzon Ramën: Kërcënon SPAK të mos veprojë ndaj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ende për të komentuar lidhur me deklaratat e pasardhësit të tij në detyrë, Edi Ramës. Dje, ky i fundit sulmoi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) duke i kërkuar hetimin e Berishës dhe të presidentit Ilir Meta, deklarata që duket se lideri historik i Partisë Demokratike i ka analizuar gjatë dhe shpjegimin e ka vendosur në rrjetet e tij sociale. Në Facebook, Berisha shkruan se Rama bërtet sepse e ka frikë, ndërsa shton se për kryeministrin, ai merr trajtën e ëngjëllit të vdekjes, Luciferit. Mirëpo, Berisha nuk ndalet me aq, por shton se Rama ka frikë dhe kërkon që ta shpëtojnë ata nga kundërshtari i tij politik, duke i përmendur dhe afera që sipas tij, do ta dërgojnë në burg.

Porta e prokurorise se posaçme SPAK-ut i duket si porta e ferrit, punonjesit e personeli i kesaj prokurorie perfshi ketu edhe portierin i duken si gardian te Luçiferit, sallat e mbledhjeve i duken qeli te zeza, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj here i duken si Basha here tjeter si te penduar te drejtesise. Netet qe fjeti ne Dhermi klith ne kup te qiellit “Erdhi, erdhi, erdhi”, fjala eshte per mua, te cilit ne nje ender e i dukem si Luçiferi kurse ne nje tjeter i shfaqem si Anibali. Por tmerri ndaj Berishes eshte po kaq i madh edhe gjate dites saqe rojet kane marre urdher te prere te mos e lejojne kurre te dale nga shtepia pa pampers pasi po ti dale Berisha para ne rruge, ne palament apo gjetiu atij i ndodh ajo qe tashme eshte bere virale ne fotot e tij te njomura nen vete. Por makthi i Rames nga ligjet qe ka shkelmuar per te pasuruar veten ka kaluar nga lepur ne bark ne tmerr, horror te vertet ne shpirtin e tij.  Ai e di mire se me firmat qe ka vendosur ne aferen e djegesave por dhe ne te gjitha PPP eshte dhe do jete dashi kurban i Skapit te Partise pasi te gjitha shkeljet ligjore kriminale te ministrave te tij e kane origjinen te firma e tij. Ndaj dhe bertet korridoreve jashte kontrolli si Saçi i bulevardit, te cilin e kishte mik, se nuk do lejoje kurre njeri qe ti permbyse qeverine. Miq, i sfazuar dhe ne koshmar te plote Rama dje ne asamblene e tij leshoi kushtrimin: Anibales ante portam, Anibali para portes apo Erdhi Berisha dhe i kerkoi perseri publikisht Spakut te Partise: me shpetoni nga Sali Berisha. Rama e ka kuptuar se loja me opoziten e emeruar prej tij, ABB Alibej-Bardhi, do te kete fundin e Bravo opozites dhe se me opoziten e vertet ai tashme eshte i pashprese,”-shkruan ndër të tjera Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Dje, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vijoi akuzat dhe thirrjet pubike ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu e njohur si SPAK. Rama pretendon se SPAK po godet vetëm nga një kah, duke nënkuptuar PS-në ndërsa shton se “non grata-t”, duke iu referuar Sali Berishës, ende nuk janë marrë në hetim. Ndërsa shtoi edhe emrin e Ilir Metës, për të cilin tha se mezi pret që ta shohë teksa përballet me drejtësinë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama rama sulmon spak sali berisha edi rama rama sulmon spak sali berisha

Sondazh

Poll