Aktualitet

Dritat neon në makina/ Tola: Njerëzit duan të shmangin trafikun, rrezikojnë gjoba dhe burg

8 Maj 2022, 14:15 Nga DOSJA
Dritat neon në makina/ Tola: Njerëzit duan të shmangin trafikun,

TIRANË– Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Mitat Tola ka ndarë për përdoruesit e mjeteve një këshillë që lidhet me dritat neon. Sipas tij, njerëzit i përdorin dritat neon për të shmangur trafikun e ngarkuar në mënyrë që policia t’i lejojë të kalojnë. Mirëpo, ai tregon se Kodi Rrugor e ndalon që të përdoren këto llamba në fenerët e përparme. Nëse një person kapet me këto aksesorë në mjet, rrezikon jo vetëm gjobë por edhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj por dhe në burgim.

SHKRIMI:

Dritat Neon “Under Body”: Për dekada, ligji ka ndaluar përdorimin e shtimit të dritave ndezëse të kuqe dhe blu në automjete për t’i mbajtur njerëzit të mos sillen si policia. Njerëzit kanë përdorur dritat e rreme të policisë për të shmangur me lehtësi trafikun e ngarkuar pasi shoferët e tjerë menduan se po e linin policinë të kalonte… Llamba LED me ngjyra: Edhe nëse nuk i ndërroni fenerët, por ndërroni vetëm llambat, prapë mund të jeni në telashe. Normat e Kodit Rrugor e ndalojnë përdorimin e llambave LED me ngjyra në fenerët e përparme. Përdorimi i dritave të policisë: Disa njerëz/drejtues mjeti mendojnë se janë të zgjuar të shtojnë dritat blu dhe të kuqe në makinat e tyre për të imituar makinën e policisë dhe të kalojnë nëpër trafik me lehtësi. Por kur kapen, ata jo vetëm marrin një gjobë të madhe, por rrezikojne edhe pezullim te lejes se drejtimit nga 6-12 muaj. Pra, mos instaloni kurrë një grup dritash blu dhe të kuqe pas grilës së pjeses se perparme te autovetures tuaj, pasi mund të përfundoni në telashe të mëdha deri ne akuza penale dhe burgim të mundshëm.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dritat dritat neon makine mitat tola dritat dritat neon makine mitat tola

Sondazh

Poll