Aktualitet

‘Kisha vajzën’/ DËSHMIA-Përplasi çiftin me foshnjën, autori tregon pse iku nga vendngjarja

8 Maj 2022, 13:56 Nga DOSJA
‘Kisha vajzën’/ DËSHMIA-Përplasi çiftin me

TIRANË– Autori i aksidentit të sotëm në Tiranë, nuk ka qenë vetëm në mjet. Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti i ndodhur në Tiranë, ku një mjet tip “G-Class” mori para një çift dhe foshnjën e tyre, 3 muajshe. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shoferi i mjetit, Ajas Sulejmani nuk ka qenë i vetëm në makinë.

Prania e shokut e kushëririt në mjet nuk është e konfirmuar, por vetë 39-vjeçari ka deklaruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit se ka pasur dhe të bijën në mjet me të. Sipas tij, në momentin e aksidentit në mjet ka qenë vajza, vetëm 4 vjeç, që përveç se ka dëshmuar të gjithë skenën e ngjarjes, ka marrë edhe lëndime nga përplasja.

Sulejmani pretendon se ka ikur nga vendi i ngjarjes për të dërguar të bijën në spital, megjithatë mbetet e paqartë se me çfarë pasi mjetin e la në vendin e ngjarjes. Ndërsa më pas, ka shtuar se në momentin që është siguruar se e bija është mirë, ka ikur nga spitali dhe ka telefonuar Policinë e Shtetit për t’u vetëdorëzuar. Megjithatë deri më tani nuk dihet se në cilin spital ka shkuar ai me të bijën, e nëse ky version është ashtu siç e tregon autori, ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar lidhur me kapjen e tij.

LAJMI KRYESOR: VD-E RËNDË/ ‘G-Class’ aksidenton çiftin me foshnjen 3-muajshe në Tiranë, arratiset shoferi

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll