Aktualitet

U përplasën nga “G Classs”/Gruaja ishte rëndë, ndihma e parë nga laborantët i shpëtoi jetën

8 Maj 2022, 13:25 Nga DOSJA
U përplasën nga “G Classs”/Gruaja ishte rëndë,

TIRANË– Vilma dhe Arjan Konomi janë përplasur me një makinë tip “G Class” në momentin kur kalonin tek vijat e bardha në rrugën e Kavajës, ndërsa në karrocë kishin foshnjen e tyre 3 muajsh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çifti janë në mjekim intensiv në spitalin e Traumës, ku edhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, mësohet se gruaja ishte në gjendje më të rëndë se bashkëshorti i saj për shkak të impaktit të përplasjes, por ndihma mjekësore profesionale që mori në momentin e aksidentit i ka shpëtuar jetën.

Ishin bluzat e bardha të laboratorit “Genius”, shumë pranë vendit të ngjarjes që shkuan për t’u dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, që ka qenë vendimtare për gruan 43-vjeçare. Ndërkohë që fatmirësisht ai që ka marrë më pak lëndime ka qenë foshnja.

LAJMI KRYESOR: VD-E RËNDË/ ‘G-Class’ aksidenton çiftin me foshnjen 3-muajshe në Tiranë, arratiset shoferi

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet g-class perplas ciftin dhe foshnjen g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll