Aktualitet

Aksidenti me 3 të lënduar në Tiranë/ Policia: Foshnja vetëm 3 muajsh, po kërkojmë shoferin

8 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
Aksidenti me 3 të lënduar në Tiranë/ Policia: Foshnja

TIRANË– Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në ‘Rrugën e Kavajës’. Drejtuesi i mjetit ka aksidentuar çiftin dhe foshnjen 3 muajshe në vijat e bardha. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: VD-E RËNDË/ ‘G-Class’ aksidenton çiftin me foshnjen 3-muajshe në Tiranë, arratiset shoferi

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet g-class perplas ciftin dhe foshnjen g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll