Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë! U konfliktua me 2 persona, policia arreston 26-vjeçarin në Vorë

8 Maj 2022, 10:08 Nga DOSJA
Theu arrestin e shtëpisë! U konfliktua me 2 persona, policia arreston

TIRANË– Një i ri në Vorë është kthyer sërish në burg pasi ka shkelur arrestin e shtëpisë dhe ka bërë sherr me 2 persona të tjerë. Policia informon se ai është përfshirë në një konflikt me dy persona të tjerë. Këta goditën me grusht 26-vjeçarin, i cili tashmë është vendosur në qeli. 

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe proceduan penalisht shtetasit E. I., 27 vjeç, dhe A. I., 51 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Shtetasit E. I., dhe A. I., për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll