Aktualitet

Vrasja me thikë në Tiranë/ Dhimitri kërcënoi fqinjin, paralajmërimi: Mos të të shoh më

8 Maj 2022, 10:03 Nga DOSJA
Vrasja me thikë në Tiranë/ Dhimitri kërcënoi fqinjin,

TIRANË‘Mos të të shoh më këtu kur të jem unë’- janë fjalët që i ka thënë autori, Olgert Dhimitri, viktimës Ilir Kapos, minuta para se ta plagoste për vdekje. Këto janë detajet e reja që dalin në dritë pas vrasjes që tronditi ditën e djeshme kryeqytetin. 

Raportohet se 37-vjeçari ishte duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo, me të cilin janë dhe fqinj. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori e ka paralajmëruar viktimën që të mos i dalë më para.

Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon. Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje që të kuptonte krimin që kishte kryer.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë” njofton sot policia.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilir kapo olgert dhimitri ilir kapo olgert dhimitri

Sondazh

Poll