Aktualitet

Dyshohet për lidhje me krimin/ Lihet në burg ‘bosi’ i Porcelanosës, pritet dosja nga Spanja

8 Maj 2022, 10:21 Nga DOSJA
Dyshohet për lidhje me krimin/ Lihet në burg ‘bosi’ i

TIRANË– Biznesmeni shqiptar, Nikolin Janina është në lënë në burg deri në mbërritjen e dosjes së plotë nga Spanja. Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme ndaj Janinës, masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Prokuroria i kërkoi dritë jeshile për ekstradimin e tij, por gjykata do të dalë me një vendim pasi të mbërrijë dosja e plotë nga Spanja.

Janina, biznesmeni shqiptar, i njohur si bosi i dyqanit të njohur Porcelanosa, me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. 

Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Ndërsa në vitin 2016, drejtësia spanjolle procedoi me nxjerrjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina. Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.

Në vitin 2018, Gjykata e atëhershme e Krimeve të Rënda urdhëroi të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina, që administronte kompaninë e njohur “Porcelanosa”. Pas hetimeve u vërtetua se ai e justifikonte pasurinë e tij prej disa miliona euro. Por megjithatë nuk iu “rrëzuan” akuzat nga Spanja.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nikolin janina nikolin janina

Sondazh

Poll