Aktualitet

Arrestohen 6 pesona në Tiranë, dy vihen nën hetim

8 Maj 2022, 10:09 Nga DOSJA
Arrestohen 6 pesona në Tiranë, dy vihen nën hetim

TIRANË-Vihen në pranga 6 persona dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike. 19-vjeçari i identifikuar me inicialet M. H., banues në Skrapar u arrestua në flagrancë nga policia. 

Ndërkohë 37-vjeçari i identifikuar me inicialet O. Dh.,  i cili sulmoi një 60-vjeçar i cili mëvonë nuk i mbijetoi goditjeve të marra, u arrestua nga policia. 

Një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet A. M., është arrestuar dhe do të ndiqet penalisht për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndërsa po procedohet penalisht një 27-vjeçari identifikuar me inicialet E.I., dhe një 51-vjeçar me incialet A. I., banues në Vorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor gjithashtu kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të tre pesonave të identifikuar me inicialet B. Xh., A. T., dhe R. M.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe proceduan penalisht shtetasit E. I., 27 vjeç, dhe A. I., 51 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasit E. I., dhe A. I., për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve B. Xh., A. T., dhe R. M. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestoohen 6 persona ne tirane tirane arrestoohen 6 persona ne tirane tirane

Sondazh

Poll