Aktualitet

Plagosi dy vëllezërit në Sarandë/ Pas 2 javësh, vetëdorëzohet në polici autori

8 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA
Plagosi dy vëllezërit në Sarandë/ Pas 2 javësh,

SARANDË– Është vetëdorëzuar në ambientet e policisë së Sarandës, Ibrahim Duda. Ai është dorëzuar mbrëmë afër mesnatës në Komisariatin e Sarandës.

Duda ishte i shpallur në kërkim prej 24 prillit, pasi në lagjen nr.4 plagosi me mjet prerës (ende i papërcaktuar lloji) dy vëllezërit K. G 17-vjeç dhe D. G 16-vjeç. Ai plagosi dy vëllezërit pas një grindjeje mes tyre në rrugën afër Portit të Sarandës. K. G 17-vjeç u transportua në Tiranë për shkak të plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij u mjekua në Sarandë pasi ishte dëmtuar lehtë. Konflikti mes tyre ka nisur pasi të rinjtë i kishin shtypur qenin me makinë. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim duda sarande ibrahim duda sarande

Sondazh

Poll