Aktualitet

U ekstradua nga Gjermania/ GJKKO lë në burg Hekuran Markun, avokati: Nuk pranohen akuzat

8 Maj 2022, 09:33 Nga DOSJA
U ekstradua nga Gjermania/ GJKKO lë në burg Hekuran Markun, avokati:

TIRANË– Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin “arrest me burg” ndaj Markut, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Avokati i tij, Tonin Prendi deklaroi për gazetarët se Marku ka kundërshtuar me forcë deklaratat e Eltjon Bregasit për implikimin e tij në trafikun e narkotikëve ndërsa shtoi se me këtë të fundit, Marku është njohur gjatë fushatës elektorale, kur shoqëronte ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Njohja e tij është vetëm në kuadër të fushatës elektorale të vitit 2015. Agustin Deda po ndjek rrugën ligjore për të dalë e drejta e tij. Do të pritet të përfundojë procedurat e ekstradimit. Di që po ndjek rrugë ligjore për ekstradimin që kanë kohën e tyre. Sot iu komunikua masa e sigurisë që është marrë në mungesë. E ka të domosdoshme të marrë para gjykatës të njihet me vendimin. Hekuran Marku ka filluar punën në vitin 2013 si pjesë e gardës në cilësinë e rojes së ish ministrit Tahirit. Në kuadër të fushatës elektorale ka rastisur që është njohur me Eltjon Bregasin në kuadër të fushatës elektorale. Nuk është marrë Hekuran Marku me fushatë elektorale. Në kuadër të asaj fushate është njohur me Bregasin. Sipas akteve ka rezultuar që Bregasi ka referuar fakte që implikojnë Hekuran Markun, që Marku i kundërshtoi me forcë në këtë seancë gjyqësore”, tha avokati.

Marku u ekstraduar një ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri, për tu përballur me akuzat. SPAK është në pritje të përgjigjes zyrtare për ekstradimin e ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Deda. Deda është në Francë, por ende nuk është vendosur ekstradimi.
SPAK kërkoi arrestimin e tyre disa muaj më parë, pasi emrat e tyre dolën në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet hekuran marku saimir tahiri tonin prendi hekuran marku saimir tahiri tonin prendi

Sondazh

Poll