Aktualitet

Kërkoi llogari për 21 janarin, Berisha intimidon gazetaren: Mos lexo SMS! (Reagimi)

7 Maj 2022, 18:47 Nga DOSJA
Kërkoi llogari për 21 janarin, Berisha intimidon gazetaren: Mos lexo

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur këtë mbrëmje me gazetaren e Report TV, Rovena Cerka. Teksa fliste kundër dhunës së efektivëve ndaj të ndaluarve në komisariate, Berisha u pyet nga Cerka për protestën e përgjakshme të 2011, ku mbetën të vrarë katër persona. Në momentin që gazetarja uli sytë mbi telefon, Berisha ndaloi së dhëni përgjigje dhe e intimidoi në sy të militantëve duke i kërkuar të mos lexonte mesazhet. Sjellje kjo e njëjtë me atë të kryeministrit aktual. Mjaftuan ato fjalë të thëna nga Berisha dhe turma aq deshi, nisi të duartrokiste e qeshte. Intimidimi vijoi më tej kur në momentin që lideri historik i Partisë Demokratike nisi të fliste në lidhje me protestën, kërkoi vëmendjen nga gazetarja Cerka, duke i përmendur edhe emrin e pronarit të televizionit ku punon ajo vetë, Carlo Bollino.

Ish-kryeministri vijoi të thoshte më tej se Bollino është anëtar i një organizate kriminale që krahason vrasjen e një të ndaluari në komisariat me atë të protestës së vitit 2011, por sërish pa i dhënë përgjigje pyetjes së gazetares. Ish-kryeministri shtoi vetëm se sipas tij në rastin e katër protestuesve, Garda ka vepruar sipas ligjit, ndërsa efektivët po dhunojnë pa kriter të arrestuarit.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Rovena Cerka: Në vitin 2011 janë vrarë 4 nnjerëz nga dhuna qeveritare, pse nuk ka pasur një reagim nga an juaj, për aq kohë sa katër njerëz humbën jetën nga armët e ministrisë së brendshme.

Sali Berisha: Plumbat kanë ardhur deri në dritaren e kryeministrit

Rovena Cerka: Pse ju jeni më i mirë se Rama në këtë drejtim, çfarë ju bën më të mirë se kjo qeveri

Sali Berisha: Ju mund të turpëroheni me këtë që thoni, sepse përveç mediave që s’duan t’i shohin, të tjerët i kanë parë plumbat në dyert e dritaret e kryeministrisë. Tani vijmë tek katër të vdekurit…

(Gazetarja ul kokën)

Sali Berisha: Mos lexo mesazhet

Rovena Cerka: Ju dëgjoj pa merak

Sali Berisha: Jo, jo lexoji po deshe

Rovena Cerka: Pa merak fare zoti Berisha, ju dëgjoj. Përse qeveria juaj e vitit 2011 është më e mirë se e Ramës sot

Sali Berisha: Tani a po flet, a pyete njeherë, sa herë do pyesësh

Zëra: Po lexon mesazhe, ia con Carlo

Sali Berisha: Unë kam kërkuar hetime, edhe për Gërdecin, këta zotërinjtë këtu janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë dënime për tejkalim kompetencash nga Garda. Garda u sulmua dhe u agresua dhe ka ligj për veprimin e tyre. Në rast se agresohet njeherë, qëllon në ajër, herën e dytë në këmbë dhe herën e tretë asgjëson sulmuesin. Nuk e krahason dot me një person që ndalohet në komisariat. Kjo është një verbëri militanteske nga ai që merr pronën e shqiptarëve me 1 euro. Është anëtar i organizatës kriminale dhe quhet Carlo Bollino.

LAJM KRYESOR:“Stop vrasjes në komisariate”, nis protesta, qytetarët ndezin qirinj në gjithë vendin

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike berisha perplaset me gazetaren rovena cerka sali berisha berisha perplaset me gazetaren rovena cerka sali berisha

Sondazh

Poll