Aktualitet

“Stop vrasjes në komisariate”, qytetarët ndezin qirinj, Berisha: Metën e vrau shteti

7 Maj 2022, 16:29 Nga DOSJA
“Stop vrasjes në komisariate”, qytetarët ndezin qirinj,

TIRANË– Për thuajse 45 minuta, qytetarë nga mbarë Shqipëria kanë ndezur qirinj në të gjitha komisariatet e vendit në emër të Ilvi Metës, 31-vjeçarit që dyshohet të jetë vetëvrarë në komisariatin e Policisë së Kavajës. Në Shkodër, Mirditë, Kukës, Devoll, Kavajë, Fier, Gjirokastër, Sarandë, Berat e shumë zona të tjera, qytetarët marshuan në heshtje nën moton ‘stop vrasjes në komisariate’. Në Tiranë, qirinjtë u ndezën para Kryeministrisë.

I pranishëm edhe edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e paralajmëroi këtë protest një ditë më parë. Ai, deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe familjarët e Metës pretendojnë se 31-vjeçari është vrarë nga dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë së Kavajës. Përpara mediave, Berisha tha se shumë shpejt do të nisë edhe protestat kundër vjedhjes së pronave. Rastin e Metës ai e konsideroi një vrasje shtetërore teksa shtoi se shumë të rinj shoqërohen në polici, por dalin që aty me arkivole.

Ilvi Meta, 31 vjeç u ndalua nga efektivët e Policisë së Kavajës mesditën e 4 majit pasi akuzohej për vjedhje. Një orë e gjysmë më vonë, i riu u gjet i vdekur në qeli. në qafën e tij, ekspertiza mjekoligjore ka gjetur një shenjë prerjeje dhe ka dalë në përfundimin se Meta është vetëvarur me rripin që kishte kapuçi i bluzës që mbante veshur. Insistucionet dhe Opozita kanë nisur reagimet dhe kanë kërkuar drejtësi për Metën. Bashkë me familjarët e 31-vjeçarit, ata akuzojnë efektivët se kanë dhunuar të riun deri në momentin që ai ka ndërruar jetë. Deri më tani në pranga janë vënë tre efektivë që akuzohen për shpërdorim detyre. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Kundër vjedhjes së pronave publike 

Pamjet nga protesta/ Qytetarët mblidhen para komisariateve në Vlorë, Himarë e Gjirokastër

Kërkoi llogari për 21 janarin, Berisha përplaset me gazetaren: Mos lexo SMS! (Reagimi)

Me qirinj në dorë, pamje nga protestat në Tiranë, momenti kur i vendosin te kryeministria

FOTOT- Berishës s’i bindet qiriu, rrëzohet dhe fiket, e ndihmon Noka

Pamjet nga protesta/ Qytetarët mblidhen para komisariateve në Krujë, Devoll e Durrës

Berisha i bashkohet protestës: Të rinjtë hyjnë me jetë në komisariate e dalin me arkivol

Protesta për Ilvi Metën, qytetarët në Fier bashkohen para komisariatit

(I.A;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike ilvi meta proteste per ilvi meten vetevaret ilvi meta ilvi meta proteste per ilvi meten vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll