Aktualitet

Protesta për Ilvi Metën,qytetarët në Fier, Berat e Pogradec ndezin qirinj para komisariatit

7 Maj 2022, 18:13 Nga DOSJA
Protesta për Ilvi Metën,qytetarët në Fier, Berat e Pogradec

FIER- Qytetarët e Fierit kanë nisur të parët protestën për vetëvrasjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës. Qytetarët janë mbledhur para komisariatit të Fierit dhe do të ndezin qirinj në nder, të Ilvi Metës.

I pranishëm me qytetarët në Fier ka qenë edhe deputeti demokrat Luan Baçi, i cili ka thënë se nuk është rasti i parë vdekja e 31- vjeçarit Ilvi Meta në komisariatet e policisë

“Një situatë jo e zakonshme në komisariatet e policisë. Nuk është rasti i parë rasti i 31 vjeçarit që dha jetën në qelinë e Kavajës nga papërgjegjëshmëria e drejtuesve të policisë për arsye se arrestojnë tre oficerë policie pa dhënë asnjë informacion, pa thënë asgjë, asnjë deklaratë, as dr i policisë as ministri i brendshëm që normalisht duhet të kishin dhënë shpjegimet e duhura. Duhet me patjetër që policia të jetë në shërbim të qytetarëve. Këta zotërinjtë e policisë që janë këtu dhe në çdo komisariat tjetër dhe dr policie mbahen me taksat e qytetarëve, me taksat tona. Por ato taksa këta i keqpërdorin. Këta janë të dhunshëm dhe një nga problemet kryesore që kanë komisariatet e policisë janë militantët policë dhe oficerë policie të Partisë Socialiste që kryejnë veprime të tilla dhe kjo është shumë alarmante. Nuk është rasti i parë që humbasin jetën qytetarë shqiptarë në komisariatet e policisë. Kjo e sotmja është një homazh për këta të rinj, për këta shqiptarë, për këta taksapagues të vendit tonë që humbasin jetën e tyre në komisariatet e policisë. Homazh për ta”, tha ai.

Po ashtu edhe qytetarët e Beratit dhe Pogradecit janë bashkuar dhe para komisariatit të Policisë kanë ndezur qirinj.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ “Stop vrasjes në komisariate”, nis protesta, qytetarët ndezin qirinj në gjithë vendin

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilvi meta proteste per ilvi meten vetevaret ilvi meta ilvi meta proteste per ilvi meten vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll