Aktualitet

Arrestimi i Janinës, mediat spanjolle: Ortak me biznesmenë këtu. Porcelanosa: S’kemi lidhje

7 Maj 2022, 20:34 Nga DOSJA
Arrestimi i Janinës, mediat spanjolle: Ortak me biznesmenë këtu.

SPANJË– Arrestimi i Nikolin Janinës, Boss-it të Porcelanosës në Shqipëri me qëllim ekstradimin në Spanjë është ndjekur edhe nga mediat spanjolle. ‘Dariodepontevedra’ shkruan se Janina ka qenë ortaku i një biznesmeni të fuqishëm në Spanjë, që përfundoi pas hekurave në vitin 2016 kur edhe u shkatërrua grupi kriminal që drejtonte shqiptari me kapjen e 54 kilogramëve heroinë brenda një ‘Porsche Cayenne’.

“Nikolin Janina, përfaqësues i Porcelanosa-s në vend, akuzohet për organizimin e magazinës që u sekuestrua në vitin 2016. Një aksion i koordinuar mes Policisë Kombëtare dhe rrjetit të Interpolit në Shqipëri shërbeu për kapjen për qëllime ekstradimi të Nikolin Janinës, një biznesmen i njohur shqiptar. I dyshuari akuzohet se drejtonte një organizatë të madhe kriminale të trafikut të drogës, e dedikuar për dërgimin e sasive të mëdha të heroinës në pika të ndryshme. Ai ishte përgjegjës për 54 kilogramë heroinë që mbërriti në vitin 2016 me një Porsche Cayenne dhe që u sekuestrua. Janina ishte partneri i preferuar i Castor M.G.., i cili u dënua për këto ngjarje si përgjegjëse për marrjen e dërgesës,”- shkruhet në artikull.

Por, Grupi Porcelanosa në Spanjë, me qendër në Vila-real (Castellón), është distancuar nga lidhjet me 54-vjeçarin. Nënkryetari i grupit Porcelanosa-s, Silvestre Segarra, ka deklaruar se Janina asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pronar i Porcelanosa Albania dhe as nuk përfaqëson kompaninë apo mban ndonjë pozicion në të.

Më tej ka shtuar se i arrestuari ka blerë dhe shitur materiale Porcelanosa, përmes djalit të tij, por për të paktën pesë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënieje me këtë grup.

“Janina asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pronar i Porcelanosa Albania dhe as nuk përfaqëson kompaninë apo mban ndonjë pozicion në të. Djali i Janinës, një banor i qytetit Castellón të Almassora, blen pllaka nga marka të ndryshme në sektorin e vendosur në provincë, megjithëse ai nuk mban asnjë pozicion në firmën Vila-real apo në të tjera,”- thotë Segarra.

I shumëkërkuari nga Spanja, Nikolin Janina është vënë në pranga dje pasi akuzohet se është lideri i një grupi kriminal në Spanjë me anëtarë shqiptarë, spanjollë e turp që merren me trafikun e heroinës, morfinës e opiumit në disa shtete të botës. Grupi kriminal që drejtontë Janina në Spanjë u shkatërruar në vitin 2015, në kuadër të një operacioni ku u sekuestrua një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”, por në momentin që nuk ishte arritur marrëveshja e ekstradimit me Spanjën, autoritetet vendase nuk vepronin dot.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nikolin janina nikolin janina

Sondazh

Poll