Aktualitet

Berisha i bashkohet protestës: Të rinjtë hyjnë me jetë në komisariate e dalin me arkivol

7 Maj 2022, 18:21 Nga DOSJA
Berisha i bashkohet protestës: Të rinjtë hyjnë me jetë

TIRANË– Për ish-kryeministrin Sali Berisha, vdekja e Ilvi Metës në Komisariatin e Policisë së Kavajës ishte një vrasje shtetërore. I pranishëm para kryeministrisë, aty ku ndezi qiri për 31-vjeçarin, Berisha tha se edhe në qoftëse është vetëvrasje, kjo ngjarje nuk duhet toleruar aspak, pasi autoritetet kanë përgjegjësi për çdo person që shoqërojnë. Sipas Berishës, asnjë nga përgjegjësit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për dramën e këtij të riu që nuk meritonte ta humbiste jetën në institucionet shtetërore.

“Kjo është një protestë e heshtur ndaj vdekjes së të rinjve në komisariatet e policisë. Çdo person që shoqërohet në komisariate ka të garantuar lirinë dhe të drejtat e tij. Kjo ndodh në çdo vend të botës, kurse në Shqipëri është një seri tragjike. Të rinjtë hyjnë në komisariate me shëndet të plotë dhe dalin që aty me arkivol. Rasti më i fundit është ai i Ilvi Metës në Kavajë. Ai u mor në komisariat dhe u shoqërua e u akuzua për vjedhje, por u nxorr me arkivol. Asnjë nga përgjegjësit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për dramën e këtij të riu që nuk meritonte ta humbiste jetën në institucionet shtetërore,”- tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: LIVE/ “Stop vrasjes në komisariate”, nis protesta, qytetarët ndezin qirinj në gjithë vendin

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike ilvi meta proteste per ilvi meten sali berisha ilvi meta proteste per ilvi meten sali berisha

Sondazh

Poll