Aktualitet

“Më jep lekët” 34-vjeçari kërcënon punonjësen e spitalit të Gjirokastrës me pistoletë lodër

7 Maj 2022, 16:46 Nga DOSJA
“Më jep lekët” 34-vjeçari kërcënon

GJIROKASTËR- Një 34-vjeçar me emrin Armend Risti në Gjirokastër është arrestuar pasi ka kërcënuar punonjësen e spitalit të Gjirokastrës, për ti marrë lekët. Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit, policia ka arrestuar Ristin dhe nga kontrolli rezultoi se recepsionisten e ka kërcënuar me armë lodër.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vidhte një shumë parash në recepsionin e spitalit, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, vihet në pranga 34-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e spitalit rajonal në Gjirokastër, një shtetas po tentonte ti vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një send plastik (pistoletë lodër). Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., për veprën penale  “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet armend risti policia e gjirokastres armend risti policia e gjirokastres

Sondazh

Poll