Aktualitet

Parku i Butrintit/ Auron Tare: Projekti është firmosur nga drejtori që do e menaxhojë

7 Maj 2022, 16:56 Nga DOSJA
Parku i Butrintit/ Auron Tare: Projekti është firmosur nga drejtori

TIRANË- Historiani Auron Tare ka reaguar në lidhje me dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit. Me anë të një postimi në Facebook, Tare shkruan se sipas njoftimit që ka dhënë Minisria e Kulturës, plani i Menaxhimit për Butrintin është firmosur nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë që ai më posht ka shtuar se fakultetin e drejton Lorenc Bejko, i cili është caktuar nga Ministria e Kulturës si Drejtuesi i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin.

Postimi i Plotë:

FAKT
Ne ndihme te Ministrise se Kultures per te publikuar sa me shume fakte per te kuptuar se cfare po ndodh me ceshtjen “Butrinti” me poshte mund te lexoni: Sipas tabeles me poshte Ministria shkruan se “Plani I Manaxhimit te Parkut te Butrintit eshte firmosur edhe nga Departamenti i Trashegimise Kulturore ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne Universitetin e Tiranes”
DAKORT
Jeni te lutur te lexoni ne website te ketij fakulteti se kush e drejton ate dhe do te gjeni se fakulteti drejtohet nga Prof. Lorenc Bejko i caktuar nga Ministria e Kultures si Drejtues i Fondacionit qe do te manaxhoje Butrintin

Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet auron tare lorenc bejko parku kombetar i butrintit auron tare lorenc bejko parku kombetar i butrintit

Sondazh

Poll