Aktualitet

Rama sulmon SPAK: Hetoni Metën e Berishën! Kraja: Ecim me kallëzime! PD: Mesazhe të koduara

7 Maj 2022, 13:23 Nga DOSJA
Rama sulmon SPAK: Hetoni Metën e Berishën! Kraja: Ecim me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar aty ku i la në Kongresin e 9 prillit, akuzat dhe thirrje pubike ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu e njohur si SPAK. Sot, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka ashpërsuar tonet kundrejt SPAK duke i shtuar “listës së tij të zezë”, përveç Sali Berishës, edhe emrin e presidentit Ilir Meta. Rama ka artikuluar në publik hetimin e nisur ndaj ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, proces që Rama pretendon se ka ndodhur për shkak të “dëshirës” së presidentit Ilir Meta. Por nuk u ndal me aq! Rama pretendon se SPAK po godet vetëm nga një kah, duke nënkuptuar PS-në ndërsa shton se “non grata-t”, duke iu referuar Sali Berishës, ende nuk janë marrë në hetim. E po ashtu as presidenti Ilir Meta, edhe pse për këtë të fundit nuk dha asnjë aryse se përse duhej që të merrej nën hetim. Megjithatë paralajmëroi SPAK-ut po i skadon koha që të provojë veten dhe durimit të socialistëve po i vjen fundi. 

Sulmeve  të kryeministrit Edi Rama se përse nuk ka nisur hetimet për Sali Berishës ‘Non Grata’, kreu i SPAK Arben Kraja iu përgjigj duke e sqaruar se Prokuroria e Posaçme punon me kallëzime dhe jo deklarata politike. Po ashtu, Kraja sqaroi se çështja ndaj Dvoranit ishte pushuar në GJKKO me kërkesë të SPAK, por edhe në shkëllën e dytë në Apel.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer menjëherë reagimit që Arben Kraja duke i kërkuar llogari SPAK duke thënë se përse nuk ka reaguar aq rrufeshëm për të vënë në pranga ‘kampionët e korrupsionit në drejtësi’. Sërish pa përmendur emra. Ndërsa shtoi se nuk i heq asnjë prejse deklaratës së tij, ku thekson se Kraja nuk duhet mjaftohet duke thënë se ‘çështja është pushuar me kohë’. Por reagimet nuk janë ndalur me kaq! Fillimisht vazhdën e reagimeve i nisi Presidenca, duke mos i kursyer akuzat ndaj Ramës por as ndaj magjistratit Dvorani. Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se kryeministri i vendit kishte dekonspiruar një operacion për kapjen e Dvoranit, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e ambasadave për deklaratat e Ramës. Gjithashtu nuk kanë munguar reagimet as nga Partia Demokratike dhe as nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët i konsiderojnë deklaratat e Ramës si “gjuhë të koduar” për drejtësinë. Edhe deklaratat e këtyre të fundit, kryesocialisti u është përgjigjur me një sfidë: dera e socialistëve është e hapur për çdo hetim që do tq kërkohet. Akuzave të paraardhësit të tij në detyrë Sali Berisha e opozitarëve të tjerë që thirrjet e SPAK i konsideruan si sulm ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, numri një i maxhorancës iu përgjigj me ironi duke shtuar se krimet shtetërore nuk mund të ndalen më.

Por për çfarë padie flet Rama, ç’depozitoi në SPAK Meta ndaj Dvoranit vitin e shkuar? 

Në shkurt të vitit 2019 Presidenti Ilir Meta firmosi kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. Po ashtu, bashkë me të u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe asokohe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në deklaratat e tij publike dhe në konferencat për shtyp, Meta e ka kallëzuar Dvoranin për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke “detyruar” presidentin të mos respektojë afatin 30 ditor. Presidenti pretendonte se Dvorani kishte shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin si anëtarë të GJK-së. Por akuzat u rrëzuan në Gjykatën e Posaçme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Sulmi ndaj SPAK/ Rama: Nuk tolerohet heshtja ndaj krimit shtetëror, s’e mbyll gojën

Rama sulmoi SPAK, Berisha: Po hetojnë milionat e Dvoranit, ka paguar dhe për kafshë të egra

Sulmet ndaj SPAK, PD: Edi Ramën e ka kapur frika, ka disa hetime ndaj tij jashtë shtetit

Kryemadhi: Rama dekonspiroi aksionin për kapjen e Dvoranit

Rama nuk ndalet, sulmon sërish SPAK: Meqë reagoi rrufeshëm ndaj deklaratave të mia…

‘Hetoni!’/ Thirrjet e Ramës për SPAK, Kraja: Punojmë me kallëzime, jo me deklarata politike

‘Dua Metën para SPAK’/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Koha e korrupsionit po skadon

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama rama sulmon spak spak edi rama rama sulmon spak spak

Sondazh

Poll