Aktualitet

“Parku i Butrintit”, Zhupa: Margariti do marrë 10 mijë dollarë në vit si anëtare e bordit

7 Maj 2022, 16:47 Nga DOSJA
“Parku i Butrintit”, Zhupa: Margariti do marrë 10 mijë

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se Ministrja e Kulturës Elva Margariti do të marrë 10 mijë dollar në vit si anëtare e borditi të fondacionit që ka marrë me koncesion Parkun e Butrintit. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se Margariti do të paguhet dy herë nga ky koncesion, 1 herë si Ministre dhe 1 herë me hoonorare 10 mijë dollar në vit si anëtare e bordit të fondacionit privat.

Postimi i Plotë:

Koncensioni i Butrintit gezon ministren e (ç)Kultures Margariti me nje perfitim extra 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit. 980 mije dollar llogariten per anetaret e bordit dhe per stafin mbeshtetes te tyre nga parate e Butrintit. Ku 350 mije dollar jane pagesa ne xhepat e 5 anetareve e bordit te fondacionit, nje nder te cilat eshte Elva Margariti. Avokatja e lekeve te veta dhe jo e trashegimise tone kulturore do paguhet dy here: nje here me page mujore si ministre e kultures dhe nje here me honorare 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit privat per Butrintin! Ky eshte nje nga detajet e shumta te kontrates se koncensionit te Butrintit, e quajtur marreveshje, ku perfituesit e vetem jane personat privat qe do marrin Buntrintin, si dhurate nga qeveria per 10 vjet!

Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fondacioni shqiptaro-amerikan ina zhupa parku kombetar i butrintit fondacioni shqiptaro-amerikan ina zhupa parku kombetar i butrintit

Sondazh

Poll