Aktualitet

Shërbimet elektronike në banka, Berisha: Rama do të kontrollojë kursimet e kreditë

7 Maj 2022, 16:22 Nga DOSJA
Shërbimet elektronike në banka, Berisha: Rama do të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Rama se po kërkon të ketë në dorë edhe të dhënat e regjistrit bankar, duke kërkuar që edhe aty të funksionojë platforma digjitale. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se nisma e Ramës me argumentin se po kërkon të elimonojë radhët nga bankat është një mbulesë e asaj ç’ka vërtetë dëshrion kryeministri. Sipas liderit historik të PD-së, Rama kërkon të vendosë nën kontroll total kursimet dhe kreditë e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë:

Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar! Prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive. Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.
Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare. Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar. Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames. sb

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bankat e nivelit të dytë do t’i bashkohen revolucionit digjital për të lehtësuar pengesat dhe vonesat e shërbimeve siç u bë me shërbimet publike me dokumente. Gjatë konferencës për mediat, së bashku me bankat e nivelit të dytë, kreu i qeverisë u shpreh se iu duhet lehtësuar procedura klientëve dhe të përshpejtohen sa më shpejt shërbimet. Rama kërkon që të marrin fund radhët në dyert e bankave dhe të rriten shërbimet online.

(F.m/dosja.al) 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2022, 15:29

Gjendet i vdekur një person në Tiranë

TIRANË– Një 65-vjeçar me inicialet B.M., është gjetur i vdekur në Tiranë. Policia njofton se burri në fjalë është pikasur nga kalimtarë të ras...