Aktualitet

Nesër del para gjykatës, publikohet njoftimi për ekstradimin e Hekuran Markut

7 Maj 2022, 16:10 Nga DOSJA
Nesër del para gjykatës, publikohet njoftimi për ekstradimin e

TIRANË– Është publikuar njoftimi zyrtar për ekstradimin nga Gjermania të Hekuran Markut, ish-truprojës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar Markut, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç. Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të dalë nesër para gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Mësohet se seanca pritet të nisë në orën 09:30. Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Markun, masë që pritet t’i komunikohet nesër të ekstraduarit nga Gjermania.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet hekuran marku interpol tirana hekuran marku interpol tirana

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2022, 15:29

Gjendet i vdekur një person në Tiranë

TIRANË– Një 65-vjeçar me inicialet B.M., është gjetur i vdekur në Tiranë. Policia njofton se burri në fjalë është pikasur nga kalimtarë të ras...