Aktualitet

ME VIDEO- Rama “bie brenda” me këmbët e veta! Bën veten subjekt të SPAK

7 Maj 2022, 16:19 Nga DOSJA

TIRANË– SPAK nuk ka qenë “viktima” e vetme sot në fjalimin që dha kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama i bëri një “dush të ftohtë” dhe kryebashkiakëve, por nuk përmendi asnjë emër. Kryesocialisti tha se Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Territorit janë angazhuar për të ndrequr gabimet e kryebashkiakëve, ndërsa u përmendi dhe veprat penale. Por nuk ndal me aq! Rama i kërcënoi duke u shprehur se nëse rrethanat do të ishin ndryshe, do të kishte shkuar vetë për të bërë denoncim tek SPAK.

“As ministrat, as deputetët nuk kanë mundësi dhe po të duan që të bëjnë punën e atyre kryetarëve te bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektoratit, që i kanë kthyer kurrizin Partisë Socialiste, që i kanë kthyer kurrizin ligjit. Deri në pika, të cilat janë për organe të tjera, jo për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Po për cilën arsye duhet të angazhohet Policia e Shtetit, duhet të angazhohet Inspektorati Kombëtar i Territorit, duhet të angazhohet një forcë e tërë njerëzore, duhet të angazhohen fonde për naftë, për mjete, për spostime, për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet që bëjnë kryetarët e bashkive? Sepse janë dëme të kryetarëve te bashkive personalisht, kur sot e gjithë ditën ndërtohet pa leje tek dhe tuk dhe ku? Në bregdetin e Shqipërisë, aty ku policia e shtetit ka kohë që është angazhuar me një program dhe ku Inspektorati Kombëtar ka kohë që është angazhuar, duke bërë prishje pas prishjesh, pastrime pas pastrimesh dhe sapo kthen kurrizin policia dhe inspektorati nga qendra, janë disa kryetare bashkish bashkë me disa policë lokalë që vazhdojnë avazin e tyre. Është e paimagjinueshme  kjo! Dhe nëse nuk do isha ende në pritje që SPAK-u të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosi një rend prioritetesh këtë vend mbase do kisha qenë unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam sesi ja shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike, kur shoh që balanca, jo në aspektin politik, po në aspektin e së drejtës, është ende shumë e shtrembëruar,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

Pa dashje, por e tha! E di Rama që ajo që sapo tha përbën veprën penale të moskallëzimit të krimit? Sipas Kodit Penal, më konkresisht nenit 168, moskallëzimi i krimit është një vepër penalë që dënohet nga gjoba deri në 5 vite heqje lirie.

“Neni 168 Dhënia e informacioneve të rreme Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej ekspertit kontabël pranë një shoqërie tregtare, apo moskallëzimi në organet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk ekzistojnë rastet e përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuar në nenin 300 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Ç’di Rama që nuk e thotë dhe nuk e denoncon? Se përshembull, për çështjen e inceneratorëve nuk dinte gjë, e vetëm kishte firmosur letrat që i kishin çuar mbi tavolinë? Ka informacione të tjera që nuk i ndan me publikun, e aq më pak me drejtësinë? Padashje me ato që thotë do bëhet vetë subjekt i SPAK…

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2022, 15:29

Gjendet i vdekur një person në Tiranë

TIRANË– Një 65-vjeçar me inicialet B.M., është gjetur i vdekur në Tiranë. Policia njofton se burri në fjalë është pikasur nga kalimtarë të ras...