Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në Tiranë

7 Maj 2022, 15:29 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur një person në Tiranë

TIRANË– Një 65-vjeçar me inicialet B.M., është gjetur i vdekur në Tiranë. Policia njofton se burri në fjalë është pikasur nga kalimtarë të rastit në rrugën “Ali Shefqeti”. Të trembur, qytetarët kanë njoftuar policinë pasi kanë parë se 65-vjeçari nuk kishte shenja jete. Paraprakisht raportohet se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja dhune, por nuk dihen ende shkaqet që e kanë bërë të ndërrojë jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nje i vdekur ne tirane policia e tiranes nje i vdekur ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll