Aktualitet

Shtrohet në spital Limos Dizdari, intubohet në reanimacion

7 Maj 2022, 15:21 Nga DOSJA
Shtrohet në spital Limos Dizdari, intubohet në reanimacion

TIRANË– Artisti i Merituar Limos Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë është shtruar në spital. Top Channel shkruan se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insufiçencë pulmonare. Gjendja e tij paraqitet e rëndë. Dizdari ka lindur në 7 shkurt të vitit 1942 në fshatin Rusan të Delvinës. Kompozitori i mirënjohur njihet për vepra simfonike, përpunimin dhe kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë mbështetur në traditën popullore shqiptare. Ai është edhe kompozitor i muzikës së shumë filmave.

Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për dy mandate gjithashtu ka qenë edhe Deputet në Kuvendin Shqiptar (2001-2005). Për meritat e tij artistike Limoz Dizdari është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”.

Dizdari dhe vajza e tij denoncuan publikisht mbylljen e qendrës kulturore ‘Dea’ në Ksamil, për të cilën shpreheshin se objektin e tyre organe të caktuara duan ta kthejnë në një restorant të rëndomtë. Ata shtuan se është cilësi e shtetit që të respektojë artin dhe kulturën dhe nuk mundet që një investim prej 23 vitesh i bërë me aq pasion të zaptohet në këtë mënyrë. Më pas ata u zhvendosën në Durrës pasi u kërcënuan dy herë përmes letrave. Shënimet janë depozituar në SPAK nga vetë Dizdari, çështje që artisti po e ndjek prej një viti. 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari

Sondazh

Poll