Aktualitet

Arrestohen 3 persona nga Mitrovica në Morinë, kapen me drogë

7 Maj 2022, 15:16 Nga DOSJA
Arrestohen 3 persona nga Mitrovica në Morinë, kapen me drogë

KUKËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Morinë. Mësohet se gjatë kontrolleve kufitare, në makinën që udhëtonin personat me iniciale Sh. D.; A. A. dhe V. A. është gjetur një lëndë e dyshuar si kanabvis. Të tre personat e arresuar ishin nga Mitrovica, ndërkohë që gjithashtu u sekuestruan edhe aparatet e tyre celulare.

 Njoftimi i Policisë:

Morinë, Kukës Policia Kufitare godet një rast në tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A.

Gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: SH.D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona ne morine arrestohen 3 persona ne morine

Sondazh

Poll