Aktualitet

Pinë alkool bashkë! 37-vjeçari i droguar e nxjerr jashtë lokalit,vret me thikë 60-vjeçarin

7 Maj 2022, 10:05 Nga DOSJA
Pinë alkool bashkë! 37-vjeçari i droguar e nxjerr jashtë

TIRANË– Konsumi i alkoolit ka shkaktuar një vrasje në Tiranë! Mesditën e sotme, Ilir Kapi dhe Olgert Dhimitri e kishin nisur ditën herët me alkool në një prej lokaleve, pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Nën efektin e alkoolit, mes tyre ka nisur një debat që ka vijuar edhe jashtë ambientit, ku Olgert Dhimitri ka marrë një thikë në dorë dhe ka qëlluar me të 60-vjeçarin Kapo, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në pranga është vënë 37-vjeçari, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërriti edhe ambulanca për të transportuar drejt morgut trupin e pajetë. Ndërkohë që grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e gjithë ngjarjes. E po ashtu pritet dhe dëshmia e autorit të vrasjes, që me gjasë do të merret shumë më vonë, pasi përveç alkoolit, mendohet se kishte konsumuar edhe lëndë narkotike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Ik o malok’, shprehja që solli vrasjen me thikë në Tiranë

FOTO/ Ky është autori që vrau me thikë 60-vjeçarin në Tiranë

I duken vetëm këmbët! Momenti kur viktima largohet nga vendi ku u vra, e ngrenë me barrelë

VRASJA në Tiranë, zbulohet emri i viktimës dhe autorit

(a.b)/dosja,.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilir kapo olgert dhimitri tirane vrasje ne tirane vritet ilir kapo ilir kapo olgert dhimitri tirane vrasje ne tirane vritet ilir kapo

Sondazh

Poll