Aktualitet

‘Hetoni!’/ Thirrjet e Ramës për SPAK, Kraja: Punojmë me kallëzime, jo me deklarata politike

7 Maj 2022, 10:29 Nga DOSJA
‘Hetoni!’/ Thirrjet e Ramës për SPAK, Kraja: Punojmë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shënjestroi sot Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit duke i kërkuar që të hetonte të korruptuarit e drejtësisë që u nxorën jashtë sistemit dhe jo atë që e cilësoi si “kampionin e magjistratëve, Ardian Dvoranin. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është pyetur nga “FaxNeës” për kërkesat e Ramës, ndërsa është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë: No comment!

Ndërkohë që nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë bërë me dije për mediat se kishte një hetim penal për gjyqtarin Ardian Dvorani, por rezulton se deri më tani nuk ka asnjë çështje penale, ndërsa theksuan se me kërkesë të tyre GJKKO kishin pushuar një çështje ndaj gjyqtarit. Po ashtu, i njëjti vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

“Deklaratat e Ramës? Asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo me deklarata politike. Çështja e Dvoranit është e pushuar shumë kohë më parë. Është lënë fuqi dhe nga Gjykata e Apelit,”- tha SPAK.

Por çfarë tha Rama sot për SPAK që shkakoi gjithë këtë reagim? Pas Sali Berishës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga SPAK që të mos hetojë Dvoranin por të merren me presidentin e vendit, duke shtuar se ai vetë dhe gjithë shqiptarët (duke folur në emër të tyre) do të donin ta shihnin në përballje me drejtësinë. Por nuk përmendi asnjë akuzë konkrete se përse. Ndërsa Berishën e ka cilësuar si “non grata”, hetimin e të cilit e ka lënë si detyrë për institucionet shqiptare, Departamenti Amerikan i Shtetit. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Rama udhëzon SPAK se ku dhe kë duhet që të hetojë, pasi të njëjtën gjë bëri dhe në mbledhjen e Kongresit më 9 prill.

LAJMI KRYESOR: Rama sulmon SPAK,Kraja: Punojmë me kallëzime, jo deklarata! PD: Mesazhe të koduara,ka frikë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama spak edi rama spak

Sondazh

Poll