Aktualitet

Rama nuk ndalet, sulmon sërish SPAK: Meqë reagoi rrufeshëm ndaj deklaratave të mia…

7 Maj 2022, 11:46 Nga DOSJA
Rama nuk ndalet, sulmon sërish SPAK: Meqë reagoi rrufeshëm ndaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur vetëm me deklaratat në Asamblenë e Partisë Socialiste, por ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme duke përdorur rrjetet e tij sociale. Me anë të një postimi në Twitter, Rama tregon se ka lexuar reagimin e SPAK pas deklaratave të tij, duke kërkuar sërish përgjigje për Dvoranin.

Edi Rama: Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës! Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

LAJMI KRYESOR: Rama sulmon SPAK,Kraja: Punojmë me kallëzime, jo deklarata! PD: Mesazhe të koduara,ka frikë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll