Në Laç u arrestua drejtori i UKT! Ç’u tha në kafen e mëngjesit mes Ramës dhe kryebashkiakes
TIRANË– Ky është momenti kur Kryeministri Edi Rama bisedon me kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Carën. U duk i habitshëm ky takim, pasi Rama nuk sh...
KAVAJË- Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë për tre efektivët e Komisariatit të prangosur pas vdekjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta, mbrëmjen e 5 majit. Togat e zeza kanë vendosur që ndaj efektivëve: Petrit Brahimaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola, të caktojnë masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e gjykimit të çështjes.
Pas ngjarjes së rëndë të vdekjes së të riut brenda Komisariatit, Prokuroria e Kavajës nisi hetimet menjëherë, duke kërkuar arrestimin e efektivëve, të cilët akuzohen se nuk e kanë ushtruar kontrollin siç duhet për të siguruar jetën e të prangosurit. Deri më tani, pretendohet se Meta është vetëvrarë me rripin e xhupit, send që nuk i ishte hequr në momentin që ishte vendosur në izolim, e që me të mund të dëmtonte potencialisht veten. Ndërkohë që avokati i tre efektivëve të arrestuar është shprehur për mediat se kjo është një masë e padrejtë.
“Nevojat e sigurimit nuk janë për këtë masë edhe në raport me veprën. Ka pakujdesi, por jo faji, nuk janë të rrezikshëm për shoqërinë. Kërkuam një masë më të butë,”-tha avokati i tij për mediat.
31-vjeçari, u gjet pa shenja jete rreth orës 19:00 në qelinë e paraburgimit, disa orë pasi ishte arrestuar për vjedhje, vepër penale për të cilën është arrestuar 3 vite më parë. Në vitin 2010, më 7 shtator, Gjykata e Durrësit e kishte dënuar atë me 4 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai do të merrte një dënim tjetër, kësaj here nga Gjykata e Kavajës. Më 13 mars 2011, ai është dënuar me 8 muaj burg. Dënimi i fundit i Metës rezulton në vitin 2012, ku Gjykata e Kavajës e dënoi kësaj here me 16 muaj burg për vjedhje.
Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e Policisë, duke e bërë rastin e dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.
(e.k.dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Ky është momenti kur Kryeministri Edi Rama bisedon me kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Carën. U duk i habitshëm ky takim, pasi Rama nuk sh...
SHKODËR– Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem të madh në vend. Macet dhe qentë janë kafshët të cilat më së shumti bien pre ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka qetësuar tonet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por kës...
TIRANË– Një tjetër qendër masazhi e përshtatur në vatër prostitucioni është zbuluar në kryeqytet. Operacioni ‘Couple1’ ka vënë në pranga ...
KURBIN– Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani është arrestuar pasi është shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare për vjedhje...
TIRANË-Drejtori i Agjensisë për Median dhe Inforimin në qeveri, Endri Fuga, ka bërë bllok në rrjetin social ‘Twitter’, Kristi Pinderin, aktivis...
LEZHË– Ky është momenti kur vihet në pranga Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit në Kurbin. Ai u kap nga policia në ambientet e një lokali në La&c...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Alfred Prodanit, drejtorit të ujësjellësit të Kurbinit. Berisha ka ndarë artikulli...
TIRANË– Ky është momenti kur barela merr trupin e pajetë të Ilir Kapos. 60-vjeçari u qëllua me thikë nga Olgert Dhimitri, 37-vjeçarin m...
TIRANË– Konflikti mes Ilir Kapos dhe Olgert Dhimitrit në Tiranë nisi pas pijes në lokal. Konflikti nisi brenda ambienteve të lokalit fillimisht në më...