Aktualitet

Asambleja e PS!Rama: SPAK të shohë nga Berisha e Meta.S’jam i kënaqur me disa kryebashkiakë

7 Maj 2022, 05:47 Nga DOSJA
Asambleja e PS!Rama: SPAK të shohë nga Berisha e Meta.S’jam i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka qetësuar tonet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por kësaj here me një objektiv të ri. Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Rama kërkoi nga SPAK që të mos merrej me hetime të panevojshme por që të “hidhte sytë” nga presidenti Ilir Meta. Për këtë të fundit, Rama u shpreh se ai vetë dhe gjithë Shqipëria do të donte që ta shihte para drejtësisë.

Për herë të parë, Rama ka folur edhe për nisjen e hetimeve ndaj ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ku sipas kryeministrit e gjitha kjo është bërë sepse kështu ka dashur Meta edhe pse vetë magjistrati u nderua me çmim nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Megjithatë nuk e harroi “kundërshtarin e tij të preferuar” që e përmend edhe pse thotë se nuk e konsideron. Edhe kësaj here, numri një i maxhorancës i kërkoi SPAK që të bënin detyrën e tyre, që gjithashtu u ishte ngarkuar edhe nga DASH.

Sipas Ramës, durimit të tij po i vinte fundi dhe do të niste shumë shpejt që të përdorte gojën për të folur kundër, por nuk dha më detaje se përse dhe për kë konkretisht. Megjithatë nuk e la më aq! Pasi përfundoi me kundërshtarët, vijoi “shplarjen” me ata që i prishnin punë brenda partisë, duke vendosur në fokus kryebashkiakët. Shumë prej tyre, sipas Ramës, rrinë kot dhe nuk do të kenë më fytyrë dhe guxim të kërkojnë një mandat tjetër vitin që vjen, pork jo ishte më e pakëta. Duke u bërë bilancin mirë e mirë, kryesocialisti shtoi se disa prej tyre do i dërgonte vetë në SPAK, po të mos kishte peshore të prishur që sipas tij godiste socialistët. Po ashtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste u ndal dhe te zgjedhja e presidentit të ri dhe Avokatit të Popullit. Edhe njëherë ai ka përjashtuar kategorikisht ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë që lidhur me zgjedhjet e kryetarëve të degëve, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, theksoi nga ana tjetër se për këtë proces, ka marrë “jetë” një komision i posaçëm. Ky komision do të kontrollojë gjithë dinamikën e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve, ku me propozim të kryesocialistit do të eksperimentohet me “bashkëdrejtim” me dy persona.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kryetarët e degëve në PS, Gjiknuri: Nga e hëna komisioni zbret në terren

Presidenti i ri, Rama ende pa emër: Kategorikisht JO! Nuk negocojmë me “non grata-n”

Rama: SPAK, durimi ynë po soset! E kemi gojën në vend dhe ne….Hetoni “non grata-n”

Jo më Berisha! Rama ndryshon “objektiv”: Jo vetëm unë, gjithë Shqipëria do Metën para SPAK

Me kë e ka? Rama: Ka kryebashkiakë që shkelin ligjin, do i çoja vetë në SPAK

Zgjedhjet lokale 2023, Rama “kapet” me kryebashkiakët: Jam i pakënaqur, me çfarë merreni?

Rama flet për “klane”:Bërryla dhe konkurrencë e sëmurë, s’e kanë lënë FRESSH të ngrejë kokë

Rama merr shembull nga PËRPLASJET në PD: Shikoni kundërshtarët, na duhet një profil i ri

VD-Asambleja e PS, Rama e nis me falenderime: Tani përgatituni për zgjedhjet në degë

Asambleja e PS-së, Rama e nis me mëngjesin me…kafe! E shoqëron kryebashkiakja e Kurbinit

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike asambleja e ps 7 maj 2022 partia socialiste asambleja e ps 7 maj 2022 partia socialiste

Sondazh

Poll