Aktualitet

Fuga ‘spastron’ nga ‘Twitter’ Pinderin, aktivisti: Qeveria kur s’të blen dot, të bllokon

7 Maj 2022, 11:06 Nga DOSJA
Fuga ‘spastron’ nga ‘Twitter’ Pinderin, aktivisti:

TIRANË-Drejtori i Agjensisë për Median dhe Inforimin në qeveri, Endri Fuga, ka bërë bllok në rrjetin social ‘Twitter’, Kristi Pinderin, aktivistin për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT. Ka qënë ky i fundit i cili ka ndarë foto e cila tregon se Fuga e ka bërë bllok në atë rrjet social. Pinderi shkruan se kur qeveria nuk arrin që të blejë dot individë dhe media, atëherë i bllokon. 

POSTIMI I KRISTI PINDERIT:

Hoë about the leading queer activist of the country being blocked by the Director of Communication of the Prime Minister? Megjithate, Shqiperia ka rene ne fund te renditjes per lirine e medias jo pse kryeministri nuk i pergjigjet Ambrozias, as pse kryepropagandisti e bllokon Kristin, por sepse qeveria ka blere me lek, me ndere, e me lloj lloj lloj marifetesh median kryesore ne vend. Diten kur nuk te blejne dot, nuk te vrasin, por te bllokojne. Shqiperia nuk eshte me nje vend i lire jo pse njerezit nuk mund te thone ca mendojne por sepse fjala e tyre nuk ka asnje rendesi dhe asnje mundesi per te ndryshuar realitetin ne Shqiperi. Shqiperia nuk eshte nje vend i lire sepse projekti i Rames, i zbatuar qe ne vitin 2003 parashikon paralizimin total te opinionit publik ose duke ia keputur lidhjet organike me massmedian, pra duke e bere median jo pasqyre te interesit publik por pasqyre te interesit qeveritar, ose duke e portretizuar opinionin publik si nje turme te parendesishme interesash te vogla, me ide te paqarta, laramane e te pakuptimta! Qytetari i zakonshem eshte sot nje qenie e zhveshur komplet nga aftesia per te qene nje qenie politike, per te marre pjese ne vendimarrjet e vendit, e per te imponuar ndryshim. Ky eshte projekti kryesor i jetes se Endri Fuges, perpos se eshte mision primar i Edi Rames.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet endri fuga kristi pinderi endri fuga kristi pinderi

Sondazh

Poll