Aktualitet

VIDEO/ Po pinte kafe në lokal, momenti kur arrestohet Prodani në Laç

7 Maj 2022, 09:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Po pinte kafe në lokal, momenti kur arrestohet Prodani në

LEZHË– Ky është momenti kur vihet në pranga Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit në Kurbin. Ai u kap nga policia në ambientet e një lokali në Laç, teksa po konsumonte kafe. Prodani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.


NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohen 2 operacione, të kodura “Coruna” dhe “Trajektorja”. Kapen 3 prersona të shpallur në kërkim, nga të cilët 1 i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve ligjzbatuese të Spanjës, ndërsa 2 të tjerët të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht: Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

LAJMI KRYESOR: Në kërkim për vjedhje në Spanjë, arrestohet Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit

(A.B)/DOSJA.AL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet alfred prodani arrestohet alfred prodani alfred prodani arrestohet alfred prodani

Sondazh

Poll