Aktualitet

E vrau dhe i vuri flakën për të humbur gjurmët, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi

7 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
E vrau dhe i vuri flakën për të humbur gjurmët, arrestohet

GREQI– Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi dyshohet se ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një kasolle e cila i mori jetën një 53-vjeçari të pastrehë.

Sipas mediave greke, autori i dyshuar i krimit të rëndë në Chania është dërguar sot në mëngjes në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Chania me çështjen në ngarkim të tij.

Rasti është hetuar nga efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë Chania dhe ndaj 27-vjeçarit është ngritur akuza për vrasje me mashtrim dhe zjarrvënie. Gjithashtu, ai është arrestuar për shkelje të Ligjit për Armët, pasi në kontrollin e shtëpisë së tij janë gjetur thika.

Nga hetimet policore dhe hetimet paraprake të NënDrejtorisë së Sigurisë Chania dhe përdorimi i duhur i provave rezultoi se i shqiptari ka plagosur për vdekje me shufra hekuri 53-vjeçarin gjatë një mosmarrëveshjeje mes tyre për arsye ende të panjohura dhe më pas, kur ka parë se goditja ishte fatale për të, i vuri zjarrin shtëpisë të braktisur.

Ndërkohë nëna dhe kunata e viktimës kanë shpërthyer në lot pasi mësuan vdekjen tragjike të të afërmit të tyre dhe ndodheshin në vendngjarje.

“Iku Nikos, u dogj. Ai jetoi këtu për dy vjet. Endihmoja me sa mundja, e panë fqinjët brenda dhe më thanë dhe unë vrapova. Vinte tek unë, ulej, hante”, këto kanë qenë fjalët rrënqethëse të nënës jashtë shtëpisë ku humbi jetën djali i saj.

Komandanti i Shërbimeve Zjarrfikëse të Prefekturës së Chanias, gjeneral brigade Xenophon Tsilimigakis, kishte deklaruar në deklaratat e tij se shërbimi ishte njoftuar për rënien e zjarrit në shtëpinë e braktisur në katin përdhes rreth orës 3:30 të orëve të para të 4 majit. Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete nga Stacioni I Zjarrfikës i Chanias me 9 punonjës.

Me të mbërritur u konstatua se dera kryesore ishte e hapur dhe ndërkohë që zjarri ishte përhapur në të gjithë shtëpinë, një burrë i djegur u gjet në dysheme afër hyrjes”, tha Tsilimigakis, gjë që mund të tregojë se 53-vjeçari u përpoq të shpëtonte nga flakët.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi vrasje ne greqi xenophon tsilimigakis arrestohet shqiptari ne greqi vrasje ne greqi xenophon tsilimigakis

Sondazh

Poll