Aktualitet

Vodhi shtëpinë e Benzema? Ç’thoshte Prodani për Dosja.al: Shpifje, s’kam dalë jashtë vendit

7 Maj 2022, 10:03 Nga DOSJA
Vodhi shtëpinë e Benzema? Ç’thoshte Prodani për

TIRANË– Alfred Pronari mohoi akuzat e ngritura se mund të ketë marrë pjesë në grabitjen e banesës së Karim Benzema. Për Dosja.al, në vitin 2019, ai deklaroi se nuk kishte lidhje me lajmin e se nuk ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Zyrtari mohoi të kishte lidhje me grabitjen e futbollisit të njohur, Karim Benzema, denoncimi i cili u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Alfred Prodani, drejtor i Ujësjellësit, Laç: Jam në punë prej disa vitesh. Nuk kam asnjë lidhje me lajmin e publikuar nga Sali Berisha dhe mediet. Institucionet mund të verifikojnë lëvizjet e mia ku shihet qartë se nuk kam dalë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm disa ditë me leje brenda vendit. Nuk e di se si mund të shpifet kështu dhe të shkatërrohet jeta e një njeriu. E kuptoj Berishën që e përdor politikisht por nuk kuptoj mediet. Kanë nxjerrë pa të drejtë të dhënat e mia dhe kanë publikuar sikur unë jamë arrestuar, por kjo gjë nuk është e vërtetë. E njoh edhe Edmondin, kaq qytet është Kurbini, por të dy nuk kemi lidhje me grabitjen e shtëpisë së Karim Benzema.

Mirëpo sot, ai u vu në pranga pasi Spanja, kishte lëshuar një urdhër arresti për vjedhje, që në vitin 2013.

LAJMI KRYESOR: Në kërkim për vjedhje në Spanjë, arrestohet Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet alfred prodani alfred prodani

Sondazh

Poll