Aktualitet

MESAZH! Rama-SPAK:Po iu vë përfund e keqja, merruni me “non grata-t”, kemi integrimin para

7 Maj 2022, 08:50 Nga DOSJA
MESAZH! Rama-SPAK:Po iu vë përfund e keqja, merruni me “non

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër me SPAK, ku sipas tij, nuk po reagon ndaj të keqes më të madhe që ai e ka cilësuar, që është Sali Berisha ‘Non Grata’, ndërsa i paralajëmroi se mosveprimi i tyre do i kushtonte në çështjen e integrimit të vendit në BE. Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama paralajmëroi hetuesit e SPAK, duke u kërkuar që të veprojnë më shpejt, duke përdorur terma futbolli. Sipas tij, “ndeshja” e drejtësisë dhe të keqes po kalonte me minuta shtesë dhe se SPAK po humbiste.

Unë e kam udhëhequr këtë reformë pa bërë asnjë diskutim të asnjë neni, s’kam qenë naiv por po jam i paduruar përballë faktit që ata që e nxinë Shqipërinë janë të paprekur. SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin, që jeton në një aparatament të para viteve 90. Ata që i kanë të rreshtuar vilat, njërën ma fali vjehrra; këtë presin finalen e Champions për të shkuar në Paris. Për të mos folur për “non gratën” e madhe që e kemi në mes të sheshit. Këtu është siç thoshte një plakë rome që unë e kam dashur shumë kur isha i vogël, të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash. Ndërkohë që e para, çështja e tij është e Shqipërisë, nuk është hall i DASH por i popullit shqiptar. Është sfidë që ia bëjnë drejtësisë dhe sensit të të drejtës. Sado të mundohemi, nëse “non grata” e madhe nuk shkon para drejtësisë nuk ëshët problem për SHBA, por për ta. Kjo do të jetë kënga e re që do të fillojë sa të ulemi në tryezën e negociatave. Ia përsëris SPAK, keni nivele të larta por po hyni në kohën shtesë në ndeshjen me të keqen. Po skualifikoheni. Po e vë vendin përfund. Këtë vënie të re për fund, PS nuk do lërë 2 gurë bashkë që të mos ndodhë,”-tha ndër të tjera Rama.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Poll