Aktualitet

2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, GJKKO liron me kusht ish-prokurorin Karriqi

6 Maj 2022, 17:26 Nga DOSJA
2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, GJKKO

TIRANË– Ish-prokurori Edmond Karriqi i cili ishte dënuar me dy vite burg për korrupsion është liruar sot nga qelia. Mësohet se Karriqi do ta kalojë me shërbim prove dënimin e mbetur sipas vendimit ë marrë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Karriqi u arrestua në Kavajë ku kishte shkuar të merrte dy mijë euro si rushfet në këmbëim të lirisë së katër të rinjve që ishin vënë në pranga për trafik droge.

Si u vu në pranga Karriqi ?

Dosja.al ka mësuar se Karriqi ka shkuar në Kavajë për të marrë paratë nga personi me të cilin kishte bërë marrëveshjen. Fillimisht paratë i janë dhënë në dollarë, por prokurori nuk i ka pranuar, kështu që sekseri i ka kthyer ato në Euro në një pikë këmbimi valuator dhe më pas ia ka dhënë Karriqit. Teksa kryhej gjithë kjo procedurë, Karriqi dhe sekseri i tij përgjoheshin, dhe në momentin që po bëhej dorëzimi i parave, policia mbërriti në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës dhe kreu arrestimin. Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Sekretari i Prokurorisë së Kavajës, Isuf Begaj. Bashkë me ta janë arrestuar dhe dy persona të tjerë. Edmond Karriqi ushtronte detyrën e tij në Kukës. Ai është prokurori që hetoi çështjen e këngëtares Fjolla Morina që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. 

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet edmond karriqi edmond karriqi

Sondazh

Poll