Aktualitet

Rezoluta e PD, Spiropali: S’e njohim, buron nga shkulmi anti-amerikan

6 Maj 2022, 17:28 Nga DOSJA
Rezoluta e PD, Spiropali: S’e njohim, buron nga shkulmi anti-amerikan

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali shkruan se nuk e njeh rezolutën e miratuar sot nga Partia Demokratike. Në një postim në Facebook, Spiropali shprehet se gjithçka buron nga shkulmi anti-amerikan, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo shton më tej se Grupi Parlamentar Socialist nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me grupin që mbështet Berishën për zgjedhjen e Presidentit të ri. 

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë,”- tha Spiropali.

LAJM KRYESOR: LIVE-Këshilli Kombëtar i PD zgjedh Palokën kryetar, refuzon maxhorancën për Presidentin

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike elisa spiropali keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 elisa spiropali keshilli kombetar i pd 6 maj 2022

Sondazh

Poll