Aktualitet

Humbin dy tuniziane në Valbonë, gjenden me plagë në këmbë e duar pas tre orësh kërkime

6 Maj 2022, 19:06 Nga DOSJA
Humbin dy tuniziane në Valbonë, gjenden me plagë në

TROPOJË– Dy turiste tuniziane kanë humbur rrugën këtë pasdite në Valbonë të Tropojës. Mësohet se bëhet fjalë për dy gra të moshës 41 dhe 46 vjeçe. Ato kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale. Policia është nisur në drejtim të Valbonës për të shpëtuar turistet.

Në njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se pas tre orësh kërkime, gratë janë gjetur. Turistet duke u munduar të dalin nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë. Ato janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi zyrtar: Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve tuniziane. Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë. Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”. Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tropojës turistet tuniziane ne tropoje policia e tropojës turistet tuniziane ne tropoje

Sondazh

Poll