Aktualitet

Shpallet i humbur 81-vjeçari në Lushnjë, apeli i familjarëve: Vuan nga skleroza

6 Maj 2022, 18:59 Nga DOSJA
Shpallet i humbur 81-vjeçari në Lushnjë, apeli i

LUSHNJE- Një 81-vjeçar nga Lushnja ka humbur kontaktet me familjarët e tij më 19 prill. Mësohet se Xhavit Muça vuan nga skleroza dhe se kohët e fundit gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Balkanëeb shkruan se sipas familjarëve, ditën që humbi mbante veshur një kapele republike ngjyrë bezhë, pulovër me rombe, këmishë të bardhë, pantallona bezhë dhe xhaketë të errët, ndërkohë veshjen e kishte kompletuar edhe me një maskë të zezë anti-COVID.

Familjarët bëjnë apel që qytetarët t’i ndihmojnë në gjetjen e të afërmit të tyre. Për herë të fundit ai është parë në terminalin furgonave Lushnjë-Tiranë.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet xhavit muca xhavit muca

Sondazh

Poll