Aktualitet

Paloka flet si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD: Nuk pati bojkot, vendimi për nesër

6 Maj 2022, 17:56 Nga DOSJA
Paloka flet si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD: Nuk pati

TIRANË– Edi Paloka ka mbajtur fjalën e parë si kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në prononcimin e tij për mediat, Paloka falenderoi anëtarët për mbështetjen që i dhanë përmes votës. Ai shtoi se më me rëndësi se vetë zgjedhja e tij si kryetar, është edhe rezoluta e miratuar për linjën që duhet të ndjekë Partia Demokratike për zgjedhjen e Presidentit të ri. Paloka rikujtoi edhe protestën që pritet të mbahet nesër. 

Pjesë nga prononcimi: 

Edi Paloka: Falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar për mbështetjen që më dhanë për tu rizgjedhur si kryetar, por më e rëndësishme se zgjedhja ime ishte një rezolutë që përcakton linjën e Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit, përcaktohet qartazi edhe linja që duhet të mbajë grupi parlamentar. Këshilli Kombëtar është organi më i lartë i PD-së. Një vendim i rëndësishëm është që nesër në të gjithë Shqipërinë do të ketë një protestë të heshtur para të gjithë komisariateve, për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhi ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë e paraburgimit të Komisariatit të Kavajës. Pavarësisht rrethanave e shkakut, kjo gjë është përgjegjësi e Policisë së Shtetit.

Deputetët ju bojkotuan

Edi Paloka: Ju e quani bojkot, sot ishin të pranishëm mbi 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

LAJM KRYESOR: LIVE-Këshilli Kombëtar i PD zgjedh Palokën kryetar, refuzon maxhorancën për Presidentin

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi paloka keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 edi paloka keshilli kombetar i pd 6 maj 2022

Sondazh

Poll