Aktualitet

Presidenti i ri, dy emrat e Ramës për të përçarë opozitën

6 Maj 2022, 17:22 Nga DOSJA
Presidenti i ri, dy emrat e Ramës për të përçarë

TIRANË– Zgjedhja e Presidentit të Republikës po i shërben kryeministrit Edi Rama jo vetëm për të marrë në dorë të vetmin isntitucion që nuk e kontrollonte deri më sot, por edhe për t’i hedhur ‘benzinë’ zjarrit që përçan Partinë Demokratike. Ndërsa pjesët e PD-së po luftojnë me njëra-tjetrën pas ofertës për diksutimin e merave, në skenë pritet të hyrjë vetë kryeministri, me 2 emra që pritet të shkaktojnë më shumë amulli. Visar Zhiti e Mentor Petrela, pritet te propozohen nga vetë Rama gjatë fundjavës.

Dy emra të njohur, i pari si kandidat nga qeveria në vitin 2015 për ambasador në Vatikan. Pavarësisht diskutimeve fetare, Presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani nuk e dekretoi si kandidaturë.

Shkrimtari dhe diplomati Zhiti ishte ministër në qeverinë Berisha në prill-shtator 2013, kur e djathta la pushtetin. Në zgjedhjet e qershorit 2013, Visar Zhiti ishte i 13-ti në listën e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranës, por nuk mundi të zgjidhej deputet, pasi demokratët fituan vetëm 11 mandate në këtë qark. Tashmë, Zhiti, njeriu që përjetoi tmerrin komunist është rikthyer në tryzën politikë, por këtë herë si kandidat për President e për të zëvendësuar Ilir Metën pas 24 korrikut.

Emri i tij pritet të hidhet në fundjavë bashkë me atë të neurokirurgut dhe është propozuar nga ata deputetë që i janë bashkuar dialogut me qeverinë për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit. Natyrisht, do të zgjerojë përçarjen në PD, pasi pala që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do ta mbështesë dhe kështu Opozita as këtë herë nuk gjen një pikë ku takohet.

Rasti i Mentor Petrelës.

Ky, ndryshe nga i pari është mik i të gjithëve. Neurokirurgu ka pasur raporte miqësore me liderin historik të PD-së Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe së fundmi me kryebashkiakun Erion Veliaj. Por, kur kryeministri Rama e renditi në listën me101 emra zyrtarësh të denoncuar për abuzime në administrate, Berisha i doli në mbrojtje duke e konsideruar denigrim të mjekut, denoncimin publik të Ramës për Petrelën. Sigurisht që kjo kandidaturë mund të marrë mbështetjen e Berishës, por ngelet me pikëpyetje pala tjetër. A do të mbështetet nga Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij?

Duket sikur këto emra hidhen nga kreu i qeverisë për të joshur Opozitën duke zgjedhur persona jashtë Partisë Socialiste e politikës, po në fakt, tentojnë ta fusin në një lojë që drejtohet vetëm nga Edi Rama, për ta përcarë me shumë PD-në.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama mentor petrela visar zhiti zgjedhja e presidentit te ri edi rama mentor petrela visar zhiti zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll